Grabitja në Rinas, konfirmohet dënimi me 155 vite burg për 8 të arrestuarit

blindat ne rinas grabitja 1100x620

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi dënimin për 8 të akuzuarit për grabitjen e autoblindave të bankave në rrugën e Rinasit.

Sipas vendimit të Apelit, janë lënë në fuqi dënimet: Dash Kupa, 27 vite burg, Ernest Kupa dhe Neim Avdylaj, 26 vjet burg, Fatjon Xhyliu me 21 vite burg, Dritan Sinani me 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj, 19 vjet burg. Ndërsa, Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja bashkëpunëtorë të drejtësisë u dënuam me 8 vjet e gjashtë muaj heqje lirie.

Të gjithë të akuzuarit kanë përftuar ulje me 1/3 e dënimit në aplikim të gjykimit të shkurtuar.