Korrupsioni me tenderat, Danaj: Në 8 vite janë bërë për përfitime klienteliste, jo në të mirë publike

Për ekspertin e ekonomisë Violdi Danaj në 8 vite tenderat janë bërë vetëm për përfitime klienteliste dhe jo investime në të mirë publike. Në studion e “Absolut 4” ai tha se gjithçka ëhstë në një projekt afatshkurtër që nuk ka sjellë asnjë përmirësim të ekonomisë.

“Në 8 vite kemi dëm të ekonomisë shqiptare dhe gjobat që ka marrë për prishje të marrëveshje kemi parë tendera ose koncesione që nuk kanë pasur studim fizibiliteti për rikthim të investimeve shteti ka dalë garant kur nuk arrihet numri i caktuar i faturimit shteti i del garant ta ndihmojë dhe kjo është në dëm te ekonomisë. Pjesa e Teatrit; sot kemi një Gjykatë Kushtetuese që ka kritikuar gjithë procedurën. Në 8 vite kemi parë vetëm një perceptim që tenderat bëhen për favorizime klienteliste, nuk ka asnjë tender madhor që të ketë një investim në të mirën publike. Gjithçka është bërë në projektim afatshkurtër dhe nuk ka asnjë tender afatgjatë se në bëjmë tendera për një mandat qeveritar dhe këto nuk sjellin përmirësim të ekonomisë. Disa projekte janë pranuar duke mosrespektuar afatin e asnjë përfitim dhe asnjë përmirësim të mirëqënies së qytetarëve. Kjo ka çuar në shpërdorim dhe borxh i fshehur. Dhe kjo u bie në qafe edhe brezave të mëvonshëm në vendin tonë, përgjegjësia nuk del asnjëherë”.

Danaj thekson se gjithnjë ndodh që zyrtarët u shmangen përgjegjësive dhe gjejnë rrugë dytësore për të bërë tenderë të mos kapen në flagrancë.

“Gjithnjë ndodh që zyrtarët u shmangen përgjegjësive dhe gjejnë rrugë dytësore për të bërë tenderë që të mos kapen në flagrancë. Objektivi i tenderave është po ai. Është thjesht për përfitime personale dhe klienteliste. Tender do të thotë që një institucion bën një ftesë për të realizuar një investim publik dhe interesa madhore. Tenderët që kemi pasur deri më sot ose kemi pasur një ofertues kur duhet 3, ose me kërkesë të biznesit dhe këtu janë PPT-të e famshme. Dhe këtu bie gjithë logjika e institucioneve ku dalin jashtë funksionit të gjitha”.

Sipas Danjat nuk respektohet asnjë procedurë në tendera dhe fakti që ka mungesë auditimi është shumë e lehtë që të kompromentohen zyrtarë edhe KLSH.

Tenderat janë me flamur të kuq që nuk kanë respektuar asnjë procedurë. Janë eleminuar të gjithë ose pjesëmarrësit e tjerë kanë qenë thjesht fiktivë. Është shumë e thjeshtë që të kompromentohen se kemi mungesë auditimi, se edhe KLSH kompromentohet dhe bëhet pjesë e këtij korrupsioni. Ajo që mendoj se është e nevojshme nuk është përqëndrimi në nëjd orë të vetme. Duhet bërë një shpërndarje në institucionet përkatëse si në BE. Ajo që ndodh në BE është montorimi konstant, se ne i bëjmë vetëm me fushata, nuk është funksionale kjo gjë se sërish kemi ndërhyrje nga jashtë dhe është fare e lehtë që të kompromentohen drejtuesit tanë. Agjencitë nuk japin llogari vetën në atë të tenderimit por dhe në ministritë përkatëse. Ministria vetë duhet të japë llogari”.