Korrupsioni me tenderat, PD: Me taksat e shqiptarëve Rama shpërblen kryebashkiakun Kajmaku

sinkron belind kellici frame 0 1100x620

Partia Demokratike ka bërë publik një rast konkret ku sipas saj vërtetohet se kryeministri Edi Rama vijon të japë tendera për kryebashkiakun e Vorës, i cili e humbi mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Deputeti i zgjedhur, Belind Këlliçi, u shpreh se takimi i zhvilluar në kryeministri mes Ramës e kryebashkiakëve ishte propagandë e gënjeshtërt për shqiptarët.

“Të gjithë e mbani mend Agim Kajmakun. Të emëruarin nga Edi Rama në krye të Bashkisë së Vorës, që humbi mandatin, sepse shkeli ligjin e dekriminalizimit.

Sot Agim Kajmaku vazhdon të shpërblehet nga Edi Rama.

AME 2020 sh.p.k., në pronësi të Kajmakut, ka përfituar 2 tendera. Një nga nga OSHEE sh.a me objekt “Mirëmbajtje e ambienteve të brendshme dhe tarracës për OSHEE Group sh.a dhe për Drejtorinë Rajonale Tiranë / OSSH sh.a”, me vlerë 61 136 euro. Oferta më e lartë!

Dhe një tjetër nga Bashkia Fier me objekt “Blerje lule dekorative”, me vlerë 16 279 euro. Edhe ky tender me ofertën më të lartë! Ky pra është Edi Rama i vërtetë”, u shpreh Këlliçi.