Korrupsioni qeveritar

Tenderat e uniformave të policisë, Likmeta: Hetimi i SPAK nuk është proaktiv

Kryeredaktori i Birn, Besar Likmeta, deklaroi në studion e “Absolut 4” se SPAK nuk po kryen një hetim tërësisht penal në lidhje me tenderin e uniformave të policisë.

“Tenderat e uniformave të Policisë së Shtetit janë shoqëruar gjithmonë me akuza korrupsioni. Akuza është që favorizohet njëra palë përmes specifikimeve teknike. Nuk kemi hetim tërësisht penal, por kemi më shumë një hetim administrativ nga ana e SPAK-ut. Sipas mendimit tim, kjo lë për të dëshiruar. Nuk kemi ndjekjen e parasë, për të kuptuar se kush mund të ketë përfituar. SPAK-u është strukturë kundër korrupsionit, jo për të kontrolluar barazinë në tendera”, tha Likmeta. (për më shumë)

Hetimi i SPAK për tenderin e uniformave të policisë, Vurmo: Qasje edukuese, jo goditje e korrupsionit në nivele të larta

Analisti Gjergji Vurmo, i ftuar në studion e “Absolut 4” në A2, tregoi se si e shikon aksionin e fundit të SPAK-ut në lidhje me tenderin e uniformave të policisë.

“Është një qasje edukuese e SPAK-ut, jo goditje e korrupsionit në nivele të larta. SPAK-u ka bërë hetim administrativ dhe në këtë pikë duhet të kishim parë diçka më shumë. Nuk më duket se është një proces apo aksion që synon të godasë korrupsionin në nivele të larta”, u shpreh Vurmo. (për më shumë)

“Tenderat, kancer për financat publike”, Stringa: Përgjegjësia është politike dhe e titullarëve

“Përgjegjësia është jashtëzakonisht politike dhe e titullarëve të administratës publike, titullarët nuk janë të pavarur por funksionarë totalisht politikë”. Këtë mendim ndau në studion e “Absolut 4”  ekonomisti dhe ish-drejtori i Buxhetit në KLSH Azmi Stringa ku folën për tenderat e dyshimtë pas skandalit të tenderit të uniformave të policisë.

Sipas tij, çështja e tenderimit në vendin tonë është një problem kronik që është kancer për financat publike dhe demokracinë, por kërkon vullnet politik. (për më shumë)

Bajrami: SPAK duhet të përparojë në hetim dhe të shkojë te zyrtarë më të lartë

Gazetari i A2, Armand Bajrami, u shpreh në studion e “Absolut 4” në A2 se “SPAK duhet të shtrijë hetimin” mbi tenderat e uniformave të policisë.

“Patjetër që zyrtarët e arrestuar tashmë mund të kenë përgjegjësinë e tyre, do të ishim naivë të mendonim që këta zyrtarë që kanë abuzuar me një fond prej 2,8 miliardë lekësh, e kanë bërë këtë për miqësi ose bamirësi. SPAK nuk mund të qëndrojë vetëm te shkelja e barazisë në tendera, pasi në Kodin Penal ndëshkimi maksimal është vetëm 3 vite burg. Në abuzimin me një shifër kaq të madhe, 3 vite burg nuk janë ndonjë problem i madh për këta persona. SPAK duhet të përparojë në këtë hetim, për të shkuar edhe te zyrtarë më të lartë”, tha Bajrami. (për më shumë)

Korrupsioni me tenderat, Danaj: Në 8 vite janë bërë për përfitime klienteliste, jo në të mirë publike

Për ekspertin e ekonomisë Violdi Danaj në 8 vite tenderat janë bërë vetëm për përfitime klienteliste dhe jo investime në të mirë publike. Në studion e “Absolut 4” ai tha se gjithçka ëhstë në një projekt afatshkurtër që nuk ka sjellë asnjë përmirësim të ekonomisë.

“Në 8 vite kemi dëm të ekonomisë shqiptare dhe gjobat që ka marrë për prishje të marrëveshje kemi parë tendera ose koncesione që nuk kanë pasur studim fizibiliteti për rikthim të investimeve shteti ka dalë garant kur nuk arrihet numri i caktuar i faturimit shteti i del garant ta ndihmojë dhe kjo është në dëm te ekonomisë. Pjesa e Teatrit; sot kemi një Gjykatë Kushtetuese që ka kritikuar gjithë procedurën. Në 8 vite kemi parë vetëm një perceptim që tenderat bëhen për favorizime klienteliste, nuk ka asnjë tender madhor që të ketë një investim në të mirën publike. Gjithçka është bërë në projektim afatshkurtër dhe nuk ka asnjë tender afatgjatë se në bëjmë tendera për një mandat qeveritar dhe këto nuk sjellin përmirësim të ekonomisë. Disa projekte janë pranuar duke mosrespektuar afatin e asnjë përfitim dhe asnjë përmirësim të mirëqënies së qytetarëve. Kjo ka çuar në shpërdorim dhe borxh i fshehur. Dhe kjo u bie në qafe edhe brezave të mëvonshëm në vendin tonë, përgjegjësia nuk del asnjëherë”. (për më shumë)

Bajrami: SPAK mos të jetë si “kaposhi i katandisur në një thelë”, optimist nga funksionalizimi i Byrosë Kombëtare

Pavarësisht vështirësive, gazetari Armand Bajrami sheh disi me optimizëm fazën e re që do të përfshijë Prokurorinë e Posaçme, që pritet të fuqizohet javët në vijim. Disa sinjale janë shfaqur ditët e fundit, me operacione kundër korrupsionit që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik.    

“Unë nuk do të uroja që hetimet e SPAK t’i ngjanin atyre të mëparshme. Ka vite që procedurat tenderuese mbi uniformat kanë patur persona të hetuar dhe gjykuar, por siç i thonë “kaposhi është katandisur një thelë”, dhe shumë pak zyrtarë janë dënuar. Uroj që SPAK të na tregonte një tjetër përballje të këtyre zyrtareve me drejtësinë”. Por risi për SPAK dhe drejtësinë në vend pritet të vijnë edhe në ditët në vijim. (për më shumë)