“Kubanët mund të vetëqeverisin pa tirani”, protesta të mëdha përfshijnë Havanën

Mijëra kubanë dolën në rrugë nga Havana në Santiago të dielën për të shprehur zhgënjimin për kufizimet e pandemisë, ritmin e vaksinimeve dhe neglizhencën e qeverisë.

Imazhet e protestave në Kubë që u bënë virale në mediat sociale sollën reagimin e disa zyrtarëve në Shtetet e Bashkuara të cilët bënë thirrje për një ndërhyrje të udhëhequr nga amerikanët për të rrëzuar qeverinë në pushtet në Havana.

Mijëra qytetarë marshuan në shëtitoren Malecon të Havanës për të protestuar ndaj mungesës së ushqimit dhe çmimeve të larta mes krizës së koronavirusit, në një nga demonstratat më të mëdha antiqeveritare në vend.