Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Nga tenderi për mishin te lavanderia, hetimet e tjera të SPAK në Ministrinë e Brendshme

Nga A2 CNN
12 Korrik 2021, 11:12 | Kronikë
Nga tenderi për mishin te lavanderia, hetimet e tjera të SPAK në

Pritet sot që gjykata të vendosë për masat e sigurisë për 9 zyrtarët e ndaluar për tenderin e uniformave të policisë. Aktualisht, 8 prej zyrtarëve janë me arrest me burg. Ata do paraqiten për të dhënë pretendimet e tyre para gjykatës në lidhje me akuzën e shkeljeve në tendera.

Nga dosja që A2 ka siguruar mësohet se SPAK ka pasur në veprimtarinë e saj verifikime jo vetëm për këtë tender, por në veprimtarinë e saj kanë qenë disa tendera të kryera nga agjencia e blerjeve të përqendruara. Bëhet fjalë për një tender të mishit, një tender për lavanderi, si dhe një tender i tretë. Disa kompani pretendojnë se janë përjashtuar në mënyrë të padrejtë nga këto tendera.

Në tenderin e blerjes së mishit nga ana e Policisë së Shtetit vlera ishte 30 milionë lekë. Kompania që e ka fituar këtë tender, sipas denoncuesit, nuk kishte nisur ende veprimtarinë e saj, nuk kishte një adresë, ndërsa ka fituar këtë tender.

https://a2news.com/2021/07/12/abuzimi-me-uniformat-e-policise-detaje-nga-dosja-nje-nga-anetaret-nuk-firmosi/

A2 CNN Livestream

Dita jonë