Parashikimi i motit: 12 korrik 2021

Parashikimi i motit 1100x620

Nga mëngjesi në mesditë në vend mbizotëron moti i kthjellët. Pjesa e dytë e ditës sjell vranësira kalimtare në zonat perëndimore, por vranësira më të zhvilluara do të ketë në zonat malore duke sjellë rrebeshe të izoluara në skajin verior dhe zonat lindore.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes duke variuar nga 16 në 23°C, por rritje të lehtë sjell mesdita kur pritet maksimumi prej 35-36°C.

Era do të fryjë e lehtë deri në mesditë kur pritet forcim i erës në mesatare nga drejtimi veriperëndimor e cila do të krijojë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë; vonë pasdite era dobësohet ndjeshëm në tokë dhe det.