Pas një nate dramatike, Anglia e mbuluar nga mbeturinat

Pas humbjes dramatike në finalen e Euro 2020, anglezët kanë lënë nëpër sheshe dhe rrugë një rrëmujë të madhe.

Vendi është zgjuar i mbuluar në pirgje të tëra me mbeturina, kanoçe dhe shishe birrash.

Pastruesit e rrugëve janë zgjuar që në orët e para të mëngjesit për të pastruar gjithçka që tifozët e pakujdesshëm kanë lënë pas.