Pasi fitoi zgjedhjet në parti, Basha propozon ndryshime në statutin e PD: Të ngushtohen kompetencat e kryetarit

Basha keshill 1100x620

Pasi fitoi zgjedhjet duke u rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka propozuar Komisionit të Përhershëm Statutor disa ndryshime në statutin e partisë që ai drejton. Bie në sy propozimi për ngushtim të kompetencave të kryetarit të partisë.

“Meritokracia dhe shanset e barabarta në punësim dhe karrierë. Të zgjerohet koncepti i demokracisë në parti, duke ngushtuar kompetencën e kryetarit dhe për përzgjedhjen e kandidatëve për pushtetin lokal. Rikonceptimin e kryesisë së seksionit. Të shtohet si strukturë e partisë, Këshilli Koordinues i qarkut. Rikonceptim i funksionimit të Këshillit Kombëtar. Zgjerim i Kryesisë”, janë disa nga propozimet e Bashës.