Po bënin selfie në kullë, rrufeja vret 11 persona

Untitled collage 2021 07 12T080056.292 1100x620

Një goditje rrufeje vrau të paktën 11 persona dhe plagosi disa të tjerë në qytetin verior të Jaipur, të dielën.

Viktimat po bënin selfie nën shi në majë të një kulle vrojtimi nga fortesa e shekullit të 12-të në Fort Amer, një atraksion popullor turistik.

Rreth 27 njerëz ishin në kullë kur ndodhi incidenti dhe mësohet se disa prej tyre u hodhën në tokë.

Goditjet e rrufesë kanë vrarë mesatarisht 2000 indianë që nga viti 2004.

Një oficer i lartë policie bëri me dije se shumica e viktimave nga kjo ngjarje ishin të rinj.