Pogradeci sfidë bregdetit, slogani i verës: Vizito një ditë, prenoto një muaj

Pogradeci me liqenin dhe mikpritjen e tij po synon këtë vit të konkurrojë bindshëm bregdetin dhe veçanërisht atë të jugut të vendit. Dhe me sa duket po ia arrin qëllimit, pasi këtë sezon veror, qyteti liqenor po përjeton një shtim të numrit të vizitorëve dhe turistëve qe zgjedhin Pogradecin dhe fshatrat turistikë pranë tij, si Tushemishtin apo Linin për të pushuar.

Në Pogradec këtë vit kanë edhe një slogan: Vizito një ditë, rezervo një muaj. Por sa kushton të pushosh në Pogradec. A cenojnë çmimet e lira, cilësinë e shërbimit dhe të produkteve që u ofrohen pushuesve.

Për administratorët e hoteleve në Pogradec, bregdeti i jugut përveç se shumë herë më i shtrenjtë, është edhe shumë më i ulët sa i takon shërbimit ndaj klientëve. Dhe me sa duket ky shërbim dhe këto çmime, kanë lënë të kënaqur vizitorët, të cilët si rrallë herë shprehen me fjale kaq të mira për hotelet ku qëndrojnë.

Pogradeci ndoshta është shembulli që duhet ndjekur edhe nga subjektet e tjera që ofrojnë shërbime ndaj klientëve veçanërisht përgjatë vijës bregdetare.