Policia britanike gjen kokainë me vlerë 2 milionë paund në plazhet e Sussex

118665197 hastings5 002 600x338

Pako kokainë me një vlerë rreth 2 milionë paund janë gjetur nga policia britanike, ndërsa pluskonin në një prej plazheve më të frekuentuara të vendit, atë të Sussex.

Policia mori njoftime nga qytetarët për pakot e dyshimta në ujë, që në fillim u pikasën në Seaford, por që u gjetën të shpërndara larg njëra-tjetrës.

Efektivët për orë të tëra qëndruan buzë detit për të pikasur pako të tjera më lëndën narkotike.

Deri tani, 3 persona janë arrestuar si të dyshuar për këtë rast të trafikut të lëndëve narkotike, por që janë liruar me kusht deri në përfundimin e hetimeve.