Rrëmbyen trofeun, natë magjike për italianët, festime dhe alkool deri në mëngjes

Një natë magjike për të gjithë italianët. Miliona tifozë të kombëtares së Mancinit kanë mbushur sheshet kryesore të Italisë, ku kanë festuar me muzikë dhe alkool deri në orët e para të mëngjesit.

Italia mundi me 11-metërsha Anglinë, me Gigio Donnarumma heroin e finales që u zgjidh vetëm pas goditjes së penalltive, ku anglezët humbën 3 të tilla.

Në serinë e 11-metërshave, Rashford goditi shtyllën, ndërsa goditjet e Sancho dhe Saka u pritën nga Donnarumma, ndërkohë që për italianët gabuan Belotti dhe Jorginho.