Sa janë fitimet e Italisë për triumfin në “Euro 2020”?

Publikuar më: 12/7/2021, ora 17:49
bonucci chiellini kupa 869x579

Sa janë fitimet e Italisë për triumfin në “Euro 2020”?

Publikuar më: 12/7/2021, ora 17:49

Jo vetëm festa për një trofe të lakmuar nga çdo futbollist. Triumfi në “Euro 2020” do të shpërblehet në mënyrë të përshtatshme edhe në aspektin financiar për Italinë.

Të kaltërit përfitojnë edhe 28 milionë euro bonus pas suksesit në Wembley. Konfirmimi u dha nga UEFA, e cila rriti shpërblimin për skuadrat pjesëmarrëse në turne, ku do të shpërndajë plot 301 milionë euro.

Italia ka përfituar 1,5 milionë euro për çdo fitore në grupe, 2 milionë për kualifikimin në 1/8, të cilave u shtohen 3,25 milionë euro për çerekfinalet dhe 5 milionë për gjysmëfinalet. Vetëm triumfi në finale vlen 10 milionë euro për skuadrën e Mancinit, ndërsa Anglia, megjithë humbjen, përfitoi 7 milionë euro për ndeshjen ku u përcaktua trofeu.