Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sanitarja heroinë, shmang masakrën e mundshme në Çikago

Nga A2 CNN
12 Korrik 2021, 13:11 | Bota

Sanitarja e një hoteli Maven po nderohet si heroinë pasi parandaloi një masakër të ngjashme me atë të “Las Vegasit”, pranë stadiumit të bejsbollit në Denver, ku 4 persona u arrestuan.

Sipas mediave lokale, sanitarja njoftoi menjëherë policinë pasi zbuloi dhjetëra armë dhe municione të fshehura në hotelin pranë “Coors Field”.

ABC Denver raporton se armët dhe municionet u gjetën brenda një dhome në katin e tetë të hotelit Maven ku po zhvilloheshin festimet për ndeshjen e All Stars.

Hoteli Maven është vetëm dy blloqe larg stadiumit që mirëpret Midsummer Classic, por forcat e ligjit nuk besojnë se kjo ndeshje ishte objektivi kryesor.

Sipas hetuesve, aktivitetet festive përreth stadiumit grumbullojnë mijëra njerëz nga i gjithë vendi dhe ky mendohet të ishte synimi i të arrestuarve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani