Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Shifra rekord, në 10 vite, 207 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil

Nga A2 CNN
12 Korrik 2021, 14:46 | Aktualitet
Shifra rekord, në 10 vite, 207 mijë shqiptarë kanë aplikuar

Kanë kapërcyer shifrën e 207 mijë aplikimet që qytetarët shqiptarë kanë bërë për azil në vendet e Bashkimit Europian. Është kjo shifra alarmante që publikon Zyra Europiane e Azilantëve mbi ecurinë e kërkesave për azil të shqiptarëve gjatë dekadës së fundit.

Të dhënat tregojnë se numri më i lartë i aplikimeve për azil ishte në vitin 2015, me rreth 67 mijë persona, duke u përgjysmuar një vit më pas dhe duke u luhatur në nivelet e 20-24 mijë persona në 2017-2019.

Në 2020-n, aplikimet u reduktuan ndjeshëm, duke zbritur në rreth 7 mijë, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19, që u shoqërua me bllokimin e lëvizjeve dhe mbylljen e kufijve. Ajo që bie në sy është numri i lartë i aplikimeve për azil nga minorenët, që përbëjnë edhe 33% të totalit të aplikimeve për gjithë periudhën.

Në krahasim me vendet e rajonit për të njëjtën periudhë, Shqipëria mban rekord për aplikimet në numër total. E dyta renditet Kosova, me 200 mijë aplikime për azil për periudhën 2010-2020, pasuar nga Serbia me 177 mijë aplikime, Maqedonia e Veriut me 90 mijë, Bosnjë-Hercegovina me 52 mijë, Mali i Zi me 12.6 mijë aplikime për azil.

Nga përllogaritja e të dhënave rezulton se në 4 vitet e fundit kërkesat për azil të qytetarëve shqiptarë janë sa 3.7% e popullsisë aktuale. Largimi i shqiptarëve jashtë vendit dhe kryesisht të rinjve ka shkaktuar probleme në ekonominë e brendshme, pasi shumë industri po hasin vështirësi për të gjetur punëtorë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu