Shmanget sulmi terrorist në Niger, të paktën 49 viktima

Untitled collage 2021 07 12T073326.235 1100x620

Ministria e Mbrojtjes në Niger bën me dije se ka shmangur një sulm terrorist në kufirin verior të vendit me Malin.

5 civilë, 4 ushtarë dhe 40 terroristë u vranë në përleshjet e armatosura në rajonin e Tchoma Bangou.

Sipas Ministrisë, reagimi në kohë i forcave të sigurisë bëri të mundur shmangien e një situate më të rëndë pasi qindra militantë të armatosur rëndë synonin masakra në fshatrat përreth.