Shtyhet seanca për Adriatik Llallën

llalla a2 cnn 1100x620

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për më 16 korrik seancën për Adriatik Llallën. Shkak u bë kërkesa e avokatit për t’u përgatitur.

Më herët u ndryshua edhe trupi gjykues i ish-prokurorit. Në treshen e kryesuar nga Nertina Kosova, janë dorëhequr gjyqtarët Dhimitër Lara dhe Saida Dollani, për shkak se kanë shqyrtuar më herët kërkesa të tij. Ata janë zëvendësuar nga gjyqtarët, Miliana Muça dhe Enton Dhimitri.

Llalla u dënua më 20 maj me 2 vite burg dhe me 5 vite heqje e të drejtës për të kandiduar në funksione publike.

Gjithashtu, Gjykata vendosi për sekuestrimin e mbi 20 mijë metra katrorë tokë në pronësi të ish-kryeprokurorit dhe një apartamenti në Durrës. Sipas Gjykatës, Llalla nuk ka pasur burime të ligjshme. Ai u hetua edhe për pastrim parash, por në fund u dënua vetëm për fshehje të pasurisë.