Southgate merr përgjegjësi për humbjen: Unë i zgjodha ata që gjuajtën penalltitë

1233855597.0 1100x620

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka mbajtur mbi shpatulla përgjegjësinë për humbjen ndaj Italisë, pasi të rinjtë Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka humbën penalltitë duke lënë britanikët zemërthyer.

Harry Kane dhe Harry Maguire shënuan dy penalltitë e para të Anglisë, por Rashford dhe Sancho nuk arritën të shënojnë, para se Saka të humbiste goditjen e tij vendimtare që i dha fitoren kombëtares italiane. Të tre janë nën 24 vjeç, fakt që ngriti pikëpyetje nëse duhej të ishin zgjedhur apo jo.

“Kjo është përgjegjësia ime. Unë i zgjodha djemtë që shënuan goditjet. Unë u thashë lojtarëve se askush nuk është vetëm në këtë situatë. Ne fitojmë dhe humbasim së bashku si ekip. Ata kanë qenë të bashkuar gjatë gjithë kohës dhe kështu duhet të qëndrojë. Është vendimi im t’ia jepja Sakas atë penallti. Kjo është plotësisht përgjegjësia ime. Nuk është ai, ose Marcus ose Jadon.”

Edhe pse shënuan që në minutën e dytë me Luke Shaw, situata iu doli anglezëve nga kontrolli me golin e barazimit që u shënua nga Leonardo Bonucci. Loja u mbyll barazim, por kupa u rrëmbye nga italianët pasi fituan në 11-metërsha.