Modelet e reja që synojnë të rrëzojnë nga froni yjet e tanishme

Modelet e “Sports Illustrated Swimsuit” ngritën temperaturat me shfaqjen e tyre të përvitshme në Miami, për të festuar publikimin e numrit të ri të revistës ikonike.

Bikinit shumëngjyrëshe që i linin pak vend imagjinatës, u prezantuan nga modelet e famshme si Jasmine Sanders, Katrina Scott, Saje Nicole, Taylor Sharpe, Allie Ayers, Kristen Louelle, Christen Harper, Ella Halikas, Summer Wilson dhe Amanda Kay.

Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen ishte fakti se Sports Illustrated zbuloi disa nga modelet e këtij viti “Swimsuit Issue”, përmes disa modeleve plus size, duke treguar se bukuria vjen në çdo formë dhe masë.