Tajlanda do të përdorë vaksinën AstraZeneca si dozë të dytë pas Sinovac

mix vaksina 1100x620

Tajlanda ka njoftuar se do të përdorë vaksinën AstraZeneca si dozë të dytë pas dozë së parë me vaksinën kineze Sinovac për të rritur mbrojtjen ndaj Covid. Nëse zbatohet, kjo do të jetë hera e parë që një vaksinë kineze përzihet me një perëndimore.

“Kjo bëhet për të rritur mbrojtjen ndaj variantit Delta dhe për të ndërtuar një nivel të lartë të imunitetit kundër sëmundjes”, shpjegoi ministri i Shëndetësisë Anutin Charnvirakul.

Dje, autoritetet raportuan se midis prillit dhe qershorit 618 punonjës shëndetësorë nga 677,348 që kishin marrë dy doza të Sinovac kishin pozitivë me koronavirus.