Varianti Delta ka hyrë në Shqipëri? Çfarë duhet të dimë lidhur me simptomat

iii 1100x620

Varianti i ri i virusit Covid-19, i njohur si Delta, tashmë ka prekur edhe Evropën, ndërsa A2 ka mësuar se dyshimet janë se varianti ka hyrë edhe në Shqipëri.

Por cilat janë simptomat e këtij varianti që mund të na tregojnë se jemi infektuar?

Shkencëtarët nuk kanë ende të dhëna përfundimtare për të treguar nëse simptomat e variantit Delta ndryshojnë nga ato të shkaktuara nga variante të tjera.

Por pas një studimi të realizuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku 19 nga 20 raste të reja të COVID-19 janë nga varianti Delta, ata kanë dalë në disa përfundime, duke listuar simptomat e mëposhtme:

-dhimbje koke

-rrufë

-dhimbje fyti

-teshtitje

-kollitje e vazhdueshme.

Simptomat të cilat ishin më te theksuara në versionin e mëparshëm si humbja e nuhatjes apo ethet, në këtë variant pakësohen.

Studiuesit që qëndrojnë pas studimit pranojnë se ka disa arsye për këto ndryshime në simptomat kryesore, që nuk lidhen drejtpërdrejt me variantin delta, por me procesin e vaksinimit dhe mënyrën sesi reagojnë njerëzit që kanë qenë infektuar më parë.