Vijon mallkimi “anglez”, portretet e humbësve

Për momente të gjata, gjatë ndeshjes finale por edhe më parë, tifozët anglezë por edhe vetë futbollistët e drejtuar nga Southgate menduan se do ta hiqnin sot mallkimin që nuk lejon “Tre luanët” të fitojnë një trofe, që prej vitit 1966.

Goli në minutat e para të mbrojtësit Shaw u duk sikur e drejtoi finalen, por gjithçka pas barazimit italian u vendos me penallti.

Si për ironi të fatit, ishin pikërisht lojtarët si Rashford dhe Sancho, që ishin futur sekondat e fundit në fushë si specialistë të penalltive, që “tradhtuan” ekipin dhe futën në dëshpërim miliona tifozë që kishin mbushur sheshet e Londrës dhe të Anglisë të gatshëm për të festuar me tonelata birrë, dhe u gjendën në pamundësi për të kënduar këngën e njohur “Fooball is coming home“.