Akuzat ndaj ambasadorit Soreca, Xhaçka shpreh keqardhjen: Është mik i shqiptarëve dhe kritik ndaj gabimeve

xhacka soreca 1100x620

Edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me akuzat ndaj ambasadorit Luigi Soreca. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shprehe keqardhjen për akuzat e ngritura ndaj tij dhe shprehet se ai gëzon respektin dhe mbështetjen e shumicës së shqiptarëve.

Duke e konsideruar një mik të mirë të Shqipërisë dhe popullit shqiptar, Xhaçka shprehet se ai ka shkuar edhe përtej detyrës së tij duke ndihmuar shqiptarët me tërmetin, pandeminë dhe integrimin, por edhe ka kritikuar qeverinë dhe politikën shqiptare kur ka gabuar.

“Luigi Soreca është një mik i mirë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Një mik i cili ka shkuar dhe përtej detyrës së tij, për të ndihmuar shqiptarët me pasojat e tërmetit dhe pandemisë COVID-19.  Një mik i vërtetë, i cili ka mbështetur integrimin e vendit tonë, edhe duke kritikuar qeverinë dhe politikën në rastin e gabimeve të bëra. Keqardhje për akuzat e bëra ndaj tij. E sigurt që ambasadori Soreca gëzon respektin dhe mbështetjen e shumicës së popullit shqiptar”, shkruan Xhaçka.