Arrestohet Guevara i Venezuelës

Untitled collage 2021 07 13T105323.768 1100x620

Policia në Venezuelë ka vënë në pranga një ndër figurat më të njohura të opozitës nën akuzën e terrorizmit dhe tradhtisë.

Freddy Guevara ishte në makinën e tij kur persona të armatosur e ndaluan në një autostradë pranë Karakasit.

Guevara është një aleancë e ngushtë i liderit të opozitës Juan Guaido, i cili gjithashtu u kërcënua nga personat e armatosur, ndërsa përpiqej të ndihmonte mikun e tij.

Bashkëshortja e Guaidos, Fabiana Rosales, shkruajti në rrjetet sociale se persona të maskuar hynë në oborrin e shtëpisë dhe rrethuan makinën e Juan, por nuk e arrestuan.

Në një deklaratë për shtyp në lidhje me arrestimin, zyra e prokurorit të përgjithshëm në Venezuelë bën me dije se Freddy Guevara akuzohet për thyerje të rendit kushtetutes, konspiracion për të kryer një krim dhe tradhti.