Donnarumma thyen heshtjen dhe shpjegon pse u largua nga Milani

donnarumma 2 1100x620

Gigio Donnarumma, pasi u shpall kampion Evrope me Italinë dhe u shpall lojtari më i mirë i “Euro 2020”, ka treguar më në fund arsyen pse u largua nga Milani, për të luajtur me PSG.

Sipas tij, duhet të ndryshosh dhe të përballesh me sfida ndryshe që të rritesh më tej.

“Disa zgjedhje janë të vështira, por janë pjesë e rritjes së një njeriu. Me Milanin kam jetuar vite të jashtëzakonshme, që nuk do t’i harroj kurrë. Tani ka ardhur momenti që të ndahemi, një zgjedhje që nuk mjafton një postim për ta shpjeguar. Ajo që mund të them është se ndonjëherë duhet të ndryshosh, të përballesh me sfida ndryshe, për t’u rritur dhe për t’u plotësuar”, shkruan portieri 22-vjeçar në rrjetet sociale.

“I uroj me zemër Milanit të gjitha sukseset e mundshme, për dashurinë që më lidh me ngjyrat, një ndjenjë që distanca dhe koha nuk mund të fshijnë”, mbyll postimin Donnarumma.