Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

“Eksodi” i ligjvënësve në Teksas, largohen me avionë për të bllokuar ligjin për votimin

Nga A2 CNN
13 Korrik 2021, 12:23 | Bota
“Eksodi” i ligjvënësve në Teksas, largohen me

Politikanët demokratë në shtetin amerikan të Teksasit u larguan nga vendi në masë për të bllokuar republikanët në aprovimin e një ligji që ashpërson rregullat e votimit.

Kjo lëvizje do të paralizojë përkohësisht parlamentin e këtij shteti, i cili kërkon praninë e të paktën dy të tretave të ligjvënësve për votim. Mbi 50 deputetë demokratë hipën në dy avionë privatë nga qyteti Austin për në Uashington DC, të hënën.

Republikanët kanë nisur një valë kufizimesh për votimet lokale dhe presidenciale në shtetet që drejtohen nga përfaqësues të tyre. Ata i konsiderojnë këto ndryshime të nevojshme për sigurinë e zgjedhjeve, por demokratët e i shohin ato si një sulm ndaj të drejtës për të votuar. Ligji në teksas do të ndalojë qendrat 24-orëshe të votimit dhe autoritetin partiak të vëzhguesve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë