Fati i kryebashkiakëve, Komisioni i Venecias shqyrton më 14 tetor kërkesën e Kushtetueses

KR VENECIA ZGJEDHJET frame 469 1100x620

Komisioni i Venecias ka administruar kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

Komisioni njofton se kjo kërkesë do të shqyrtohet në seancën e radhës plenare, e cila është parashikuar të zhvillohet më 14 tetor.

Gjykata Kushtetuese në datën 23 qershor dëgjoi pretendimet e palëve për sa i përket procesit për zgjedhjet vendore dhe vendosi që përpara vendimmarrjes, të marrë edhe një ekspertizë ndërkombëtare.