Kokaina e kapur në Durrës, Çuçi: 1 ton kokainë e kapur në 4 muajt e fundit, dëshmi e luftës kundër krimit

cuci per sig ushimore frame 182 1100x620

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar pas kapjes së 14 pakove me kokainë në një kontejner në Portin e Durrësit.

“Faktet flasin vetë. Pas operacionit të sotëm shkon në rreth 1 ton sasia e lëndës narkotike e llojit kokainë e kapur në Portin e Durrësit gjatë katër muajve të fundit. Asgjë nuk është e rastësishme, por dëshmi e luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe e aftësisë zbuluese e goditëse të Policisë së Shtetit. Këto operacione dëshmojnë gjithashtu besimin e lartë të partnerëve tanë ndërkombëtarë në hetimet e përbashkëta, intensive dhe profesioanle, në goditjen e rrjeteve të trafikut të drogës. Kjo është një luftë e vazhdueshme, që nuk nis e as përfundon me një operacion. Ne do të vijojmë punën me Policinë e Shtetit dhe të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda e jashtë vendit, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt”, shprehet Çuçi.