Pandemia, Von der Leyen: Gjysma e të rriturve në BE janë vaksinuar

Untitled collage 2021 07 13T112250.501 1100x620

Vaksinimi kundër koronavirusit është mënyra e vetme për t’i dhënë fund pandemisë dhe tashmë liderët anembanë botës kanë nisur një fushatë ndërgjegjësimi për qytetarët e tyre që të vaksinohen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen deklaroi tashmë në BE se janë vaksinuar rreth 50% e të rriturve.

“Më shumë se gjysma e të rriturve në BE janë vaksinuar me të dyja dozat. Janë shpërndarë doza të mjaftueshme për të vaksinuar 70% të të rriturve”, tha Von der Leyen.

Zyrtarja e lartë e BE-së, gjithashtu, kërkoi nga qytetarët europianë të vaksinohen për ta shmangur një valë të re nga varianti Delta në shtator.