Parashikimi i motit: 13 korrik 2021

Parashikimi i motit 1100x620

Kthjellime gjatë gjithë ditës në bregdet dhe zonat perëndimore ndërsa shtrirja lindore, e kthjellët gjatë paradites, por me vranësira kalimtare nga mesdita deri në mbrëmje.

Temperaturat e ajrit do të rriten me 2-3°C në të dyja vlerat e ditës duke variuar nga 18°C vlera minimale deri 37°C maksimumi gjatë mesditës në Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi jugor deri në mesditë kur era merr forcë mesatare në det dhe zonat perëndimore duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë nga brigjet e Karaburunit deri në brigjet e Durrësit.