Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Patozi: Qelben të gjithë dhe njësoj nga koka

Nga A2 CNN
13 Korrik 2021, 19:44 | Politikë
Patozi: Qelben të gjithë dhe njësoj nga koka

Ish-kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, u shpreh se të gjithë peshqit qelben nga koka, "jo vetëm ata që kapen në gjolin e komshiut".

"Dakord jemi, more udhëheqës, është e vërtetë dhe s'e luan topi që peshku nga koka qelbet. Por, kjo vlen për të gjithë peshqit, jo vetëm për ata që kapen në gjolin e komshiut. Se kur bie fjala për pellgun tënd e kanë fajin cironkat e Pogradecit dhe sardelet e Divjakës. Dhe kështu i bie që peshku të qelbet nga bishti, apo jo? Ndaj edhe mos u tundo kaq shumë, kur e ngre stekën lart, se mund të të bjerë kokës. Dhe bëj kujdes kur përdor terma peshkimi këto ditë, sepse ngjan të kemi hyrë në një stinë e nxehtë gjuetie dhe nuk dihet asnjëherë në ujërat e kujt do të zërë rrjeta. Sepse do të jetë siklet i madh pastaj që t'i ndash peshqit në fajtorë dhe të pafajshëm, në varësi të vendit ku kapen", shkruan Patozi në Facebook.

A2 CNN Livestream

Dita jonë