Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Probleme me gjurin, Federer heq dorë nga Olimpiada

Nga A2 CNN
13 Korrik 2021, 19:27 | Sporte të tjera
Probleme me gjurin, Federer heq dorë nga Olimpiada

Pas Serena Williams dhe Rafael Nadal, Olimpiada humbet një tjetër emër të madh të tenisit. Roger Federer ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e “Tokyo 2020” për shkak të një problemi në gju.

“Gjatë sezonit në fushat me bar, fatkeqësisht kam pësuar një dëmtim në gju dhe nuk do të jem në gjendje të marr pjesë në Olimpiadë. Më vjen shumë keq sepse përfaqësimi i Zvicrës ka qenë gjithmonë një nder për mua”, shkroi në Instagram tenisti fitues i 20 Grand Slam-eve në karrierë.

Më tej, Federer shpjegoi se cilat janë qëllimet e tij për të ardhmen: “Kam nisur rehabilitimin, me shpresën që të kthehem pas verës”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu