Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Projektet e partnerëve në Kukës, synohet të rikthehet tradita e artizaneve

Nga A2 CNN
13 Korrik 2021, 17:09 | Sociale
Projektet e partnerëve në Kukës, synohet të rikthehet

Artizanati në Kukës dhe sidomos ai i punimit të leshit është njëri prej zanateve që e kanë bërë të njohur Kukësin jo vetëm në hapësirën shqiptare por edhe më gjerë. Ky profesion, i cili po përshtatet edhe me trendin e kohës, po synon jo vetëm ruajtjen e tij, por edhe zgjerimin tek të rinjtë e te rejat, të cilat i janë nënshtruar një kursi profesional të mbështetur edhe nga organizmat ndërkombëtare.

Për sekretarin e Dhomës Kombetare të Zejtarisë, kualifikimi i vajzave dhe grave të Kukësit synon jo vetëm dhënien e një profesioni, por edhe krijimin e një zinxhiri të qëndrueshëm për prodhimet e leshit, cilësia e të cilit në zonën e Kukësit është mjaft e mirë.

Një prej mjeshtreve të kualifikuar dhe certifikuar nga ky kurs tregon avantazhet e këtij profesioni si dhe kërkesat e tregut për punimet artizanale të leshit.

Certifikimet dhe titujt e dhënë pas përfundimit të kursit njihen edhe ne shtetet e perëndimit, duke qenë në këtë mënyre një mundësi e mirë punësimi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë