Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rama publikon pamjet nga Thumana: Në tetor do të fillojë akomodimi i familjeve në banesat e reja

Nga A2 CNN
13 Korrik 2021, 17:39 | Aktualitet
Rama publikon pamjet nga Thumana: Në tetor do të fillojë

Me kolonën zanore të Tina Turner “Simply the best”, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Thumana, e cila u godit rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në një postim video në Facebook kreu i qeverisë thotë se ajo do të shndërrohet në një qytezë të re brenda 4 muajsh.

“Brenda 4 muajsh do të jetë shndërruar në një qytezë të re, me 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbërta, si dhe shkollën e kopshtin “Ramazan Jangozi”, por edhe qendër komunitare në shërbim të banorëve”.

Rama njofton gjithashtu se në tetor do të fillojë akomodimi i familjeve në banesat e reja, ndërsa në fund të vitit përfundon e gjithë zona.

“Punimet kanë ecur me ritme rekord e në tetor do të fillojë akomodimi i familjeve në banesat e reja, ndërsa në fund të vitit përfundon i gjithë siti, përfshirë objektet publike për të cilat po punohet paralelisht nga Bashkia, e ku do të përqendrohen Njësia Administrative, Qendra Shëndetësore dhe një pjesë e mirë e shërbimeve publike për qytetarët”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu