Rrugët e Londrës “kthehen” në lumenj

Pak pas shirave të dendur, rrugët e Londrës janë “kthyer” në lumenj. Për 90 minuta rresht londinezët janë përpjekur të shpëtojnë gjithçka kanë pasur në oborret e shtëpive të tyre, pasi uji ka vërshuar me furi duke marrë çdo gjë para.

Uji shihet teksa kalon me furi duke mbuluar deri në mes, makinat e parkuara nëpër rrugë.

Meteorologët kanë parashikuar edhe stuhi të tjera pas shirave duke i bërë thirrje njerëzve që të bëjnë kujdes.