Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sekuestrohen granata dhe eksploziv, udhëtonte me taksi që mos binte në sy

Nga A2 CNN
13 Korrik 2021, 10:42 | Kronikë
Sekuestrohen granata dhe eksploziv, udhëtonte me taksi që mos binte

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 28-vjeçar për veprën penale penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

Gjatë kontrolleve të imtësishme, policia vuri në pranga 28-vjeçarin Samed Lisaj të cilit iu sekuestruan 2 granata dore, 4 kapsolla detonatore, 491 gramë lëndë eksplozive e dyshuar si C4 dhe 490 fishekë luftarakë.

Ky shtetas u arrestua, ndërsa udhëtonte me taksi në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar se cili ishte destinacioni i eksplozivit dhe armatimeve të tjera.

A2 CNN Livestream

Dita jonë