Teuta i jep lamtumirën Champions-it, provon fatin në Conference League

sheriff 1100x620

Pas humbjes së thellë 0-4 në “Niko Dovana”, Teuta është mposhtur edhe në sfidën e kthimit në Moldavi, ndaj Sheriff Tiraspol, këtë herë me rezultatin minimal 1-0, duke i dhënë lamtumirën Ligës së Kampionëve në turin e parë.

Adama Traore shënoi për vendasit që në minutën e gjashtë të takimit, me vendasit që dominuan nga fillimi në fund.

Tashmë aventura europiane e durrsakëve do të vijojë në Conference League, ku do të përballet me skuadrën nga Andorra, Inter de Escaldes.