Thirrje për liri në Kubë, protesta më e madhe në dekada kundër regjimit

Me thirrjet për liri, protestuesit pushtuan rrugët në Havana. Përballë policisë turma brohoriste “Atdheu dhe jeta”, slogani i ri i opozitës, të cilin nëse njerëzit e thonë në publik arrestohen në Kubë.

Por ky shtet dukej shumë ndryshe ditën e fundit, teksa mijëra vetë në qytete përreth ishullit dolën në rrugë duke suprizuar qeverinë. Këto janë protestat më të mëdha në vite ,ndoshta dekada. Zakonisht aktivitetet antiqeveritare përfundojnë me arrestime të menjëhershme.

Protestat kritikuese në Kubë nuk janë të lejuara. Por kjo duket se po ndryshon, pasi me mijëra vetë ngritën zërin dhe treguan zemërim duke mposhtur frikën. Policia arrestoi pjesëmarrësit dhe arrestoi disa prej tyre, por në pjesën më të madhe ata nuk mundën të ndalonin demonstruesit.

Ky zhvillim është shenja më e fundit e një krize të paprecedentë që po pëson sundimi komunist i ishullit. Pavarësisht se Kuba prodhon vaksinën e saj, numri i rasteve me Covid-19 ka arritur majat.

Ditën e fundit zyrtarët shëndetësorë njoftuan shifrën më të lartë të infektimeve dhe vdekjeve. Për muaj me radhë, ekonomia e Kubës është në një rënie të lirë, e goditur rëndë edhe nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara.

Pandemia ka ndërprerë turizmin dhe aftësinë për të marrë ndihmë nga të afërmit jashtë shtetit për shumë kubanë. Lideri i ri i vendit, Miguel Diaz Canel, fajëson Shtetet e Bashkuara dhe zotohet të përndjekë protestuesit.