Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Turizmi kulturor, potenciali i pashfrytëzuar i vendit, mungojnë investimet dhe promovimi

Nga A2 CNN
13 Korrik 2021, 13:07 | Aktualitet
Turizmi kulturor, potenciali i pashfrytëzuar i vendit, mungojnë

Shqipëria nuk arrin të shfrytëzojë potencialin që turizmi kulturor ofron. Të dhënat ndër vite nga Ministria e Kulturës tregojnë se numri i turistëve që vizitojnë objektet arkeologjike, ndonëse ka pësuar rritje në 7 vitet e fundit, vijon të mbetet në nivele të pakënaqshme, duke u përkeqësuar edhe më shumë gjatë vitit pandemik.

Në nivele thuajse të papërfillshme janë edhe përfitimet financiare që vijnë si pasojë e vizitave në sitet arkeologjike. Të dhënat nga Ministria e Kulturës tregojnë se vlera e arkëtuar nga ky sektor vitet e fundit nuk e ka kaluar vlerën e 2 milionë eurove, shifër kjo e mjaftueshme vetëm për mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës.

Ndonëse me një rritje të lehtë krahasuar me vitin 2020, vlera e arkëtuar në 4-mujorin e parë të këtij viti nuk i kaloi 65 mijë euro.

Për ekspertin e trashëgimisë kulturore, Arbër Kadia ky potencial mund të shfrytëzohet vetëm duke rritur kapacitet, hap i cili duhet të ishte bërë gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar Rrahman Kasa thotë se kostot e transportit shpesh herë bëhen pengesë për thithjen e turistëve të huaj.

Shqipëria vlerësohet si vend me potencial të madh të trashëgimisë kulturore e cila do sillte përfitime të konsiderueshme ekonomike, por që mungesa e investimeve dhe promovimi i pamjaftueshëm pamundësojnë zhvillimin e këtij sektori.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu