Universiteti i sporteve, Thethi zonë ideale edhe për praktikat mësimore

Studentë të Universitetit të Sporteve kanë zgjedhur Thethin për të zhvilluar orët e praktikës mësimore.

Si për ironi të fatit, ky vend që tashmë është jo vetëm një nga atraksionet kryesore turistike të vendit, por edhe një zonë për praktikat mësimore, është zbuluar më herët nga turistët çekë dhe polakë.

Madje këta turistë e kanë zbuluar Thethin edhe më herët nga vetë pedagogët e Universitetit të Sporteve. Këta të fundit sot e kanë Thethin si një nga zonat kryesore, ku i gjejnë të gjitha mundësitë për praktikën mësimore, për këta studentë.

Edhe për vetë studentët Thethi, lë mbresa shumë të veçanta, veçanërisht ata që e kanë për herë të parë.

Një pjesë e këtyre studentëve nesër do të jenë guidat për grupet turistike apo të apasonuarit për ecjet apo ngjitjet në alpet shqiptare.