Varianti indian, Alimehmeti: Në vjeshtë do të ketë rritje të rasteve

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, tregoi në Ditarin e A2 se vjeshta pritet të sjellë rritje rastesh. Sipas tij, për ta mbajtur situatën e qëndrueshme duhet të kemi parasysh tre elemente kyçe si një analizë e personave që e kanë kaluar virusin, vaksinimi masiv si dhe qarkullimi i virusit në vjeshtën që vjen.

“Vjeshta pritet që do ketë rritje rastesh, pavarsisht nëse do jetë Delta, Delta plus, ose një variant tjetër. Në botë diku mund të dalë një variant etopian, bota është globale. Megjithatë nëse do mbajmë situatën konstante, na duhen të dimë tre elemente kyçe.

Elementi i parë është sa e kaluam, në cilat grupmosha u kalua, në cilat qytete u kalua. Ne do i kthehemi jetës aktive. Kush e mban jetën aktive, e mban popullata 20-60 vjeç.

E dyta është, sa më shumë vaksinime. Në këtë kuadër nëoqftëse për Pfizer, për Astrazeneca kemi studime të qarta, duhet të fillojmë të shohim të dhënat mbi Coronavacun.

Momenti tjetër shumë i rëndësishëm është si do të kemi qarkullimin e virusit në vjeshtën që vjen, duke marrë parasysh që vaksinimi ka ecur. Sa zgjat ky vaksinim, ky është një diskutim në botë”, u shpreh Alimehmeti.