Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ankimimi i "Qëndresës qytetare", KAS rihap hetimin administrativ për deputeten e PS Gerta Duraku

Nga A2 CNN
14 Korrik 2021, 17:17 | Politikë
Ankimimi i "Qëndresës qytetare", KAS rihap hetimin

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi rihapjen e hetimit administrativ ndaj deputetes së partisë socialiste  Gerta Duraku dhe Zyrës Vendore Arsimore, Kukës pas denoncimit të bërë nga organizata “Qëndresa Qytetare”, me pretendimin se në ambientet e shkollës së mesme të bashkuar “Shemri” Kukës, është bërë prezantimi i kandidates socialiste, gjë që bie në kundërshtim me kodin zgjedhor.

Komisioni i ankesave dhe sanksioneve  hodhi poshtë në këtë mënyrë vendimin e mëparshëm të Komisionerit Shtetëror të zgjedhjeve që kishte vendosur pushimin e hetimin administrativ për arsye se nuk kishte konstatuar elemente të shkeljes të pretenduara nga “Qëndresa Qytetare”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë