ARRSH: Nga nesër ka ngushtim të karrexhatës në aksin Tiranë-Elbasan për shkak të punimeve

Tuneli Tirane Elbasan 1 1100x620

Nga nesër në orën 07:30 në aksin Tiranë-Elbasan do të ketë një ngushtim të karrexhatës në këtë aks. Njoftimi është bërë nga ARRSH përmes një statusi në rrjetet sociale, ku bën të ditur se do të kryhen punime në këtë aks. Sipas ARRSH-së janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos penguar trafikun, ndërkohë që kërkon mirëkuptimin e qytetarëve.

Njoftimi i ARRSH

Në vijim të mirëmbajtjes së vazhdueshme, nesër, datë 15 korrik, ora 07:30 në aksin Tiranë-Elbasan do të fillojë ndërtimi/riparimi i trafik ndarëseve prej betoni (New Jersey).

Punimet do të sjellin një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan edhe anasjelltas, nga km 10+100 (400 m pa shkuar te rrethrrotullimi i Ibës) dhe km 10+800 (pa shkuar te rrëshqitja e Ibës).

Autoriteti Rrugor së bashku me kontraktorin dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos penguar trafikun.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, bizneseve dhe banorëve për këto punime që do të kryhen në rrugë.