Cilësia e lajmeve dhe matja për informacionin në Shqipëri: Sfidë lajmet e rreme

Përditësuar më: 14/7/2021, ora 17:52

Cilësia e lajmeve dhe matja për informacionin në Shqipëri: Sfidë lajmet e rreme

Përditësuar më: 14/7/2021, ora 17:52

Sistemi mediatik i informacionit në Shqipëri është i qëndrueshëm, apo disi i pastër, megjithëse cilësia dhe saktësia e tij vijon të jetë në nivele jo të kënaqshme. Ky ishte përfundimi i IREX, një organizatë jofitimprurëse e specializuar në zhvillimin global, në një raport të quajtur Barometri i Informimit të Pastër (VIBE) për vitin 2021.Në raport vlerësohet se teksa mjedisi mediatik në vend gëzon një infrastrukturë që i plotëson nevojat, kontrolli i fakteve dhe verifikimi i informacionit së bashku me cilësinë e tij, nuk janë në të njëjtin nivel, duke çuar në përhapjen e dezinformimit, veçanërisht në mediat në internet.

Për kryetarin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksadër Çipa, ka ardhur koha që mediat t’i kualifikojnë stafet e tyre për t’u përballur me flukset në rritje të lajmeve të rreme.

Barometri i IREX i cili përqendrohet tek faktorët që kanë ndikuar sektorin e medias dhe të  informacionit në 13 vende, në Evropë dhe Euroazi gjatë periudhë së pandemisë, e vlerësoi Shqipërinë me 22 pikë, duke e renditur në mesin e vendeve të marra në analizë.