Dyshimi për ndikim të jashtëligjshëm, hetimi: Si ra në ”kurthin” e SPAK ish-zv.ministrja Rovena Voda

Hetimi ndaj që çoi në “arrest shtëpie” ish-zv.ministren Rovena Voda nuk kishte nisur për të, por për një grup trafikantësh. Një prej përgjimeve për llogari të këtij hetimi ngriti dyshime për përshirjen e zyrtares së lartë në ndikim të paligjshëm për një punësim në administratë.

Ndarja e hetimit, zbuloi se Voda kishte marrë një shumë prej gati 2 mijë euro nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani, aktualisht në “arrest shtëpie” për punësimin e së parës si specialiste në ministri.

Sipas burimeve pranë SPAK, Beu dhe Hasani janë përgjuar teksa diskutojnë për t’i dhënë një shumë prej 1 mijë euro ish-ministres, por nuk ka ndonjë bisedë ku ish-zyrtarja e lartë të ketë kërkuar ndonjë përfitim. Mbajtja në vëzhgim, ka provuar se Voda merr një zarf prej tyre, ku nuk duhet brendia e tij.

Referuar dosjes hetimore, në përgjimet e mëvonshme, Beu dhe Hasani shprehin shqetësim se shuma e dhënë ka qenë e vogël dhe për këtë në një tjetër takim, dyshohet se i kanë dhënë një aparat telefonik celular ish-ministres.

Në një episod të tretë, sipas burime pranë SPAK, ish-zyrtarja ka marrë një arkë me peshk në portin e Durrësit, që dyshohet të jetë dhënë me porosi nga një prej dy të dyshuarave të tjera. Nga ana tjetër ka rezultuar se, Florida Beu ka aplikuar në disa vende në ministri, por nuk ka kaluar as fazën e parë të konkurrimit dhe nuk ka fituar vend pune. 

Tre të dyshuarat pritet të dalin të enjten para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tyre.