I dënuar në Belgjikë për kultivim narkotikësh, pranga maqedonasit në Kukës

Fluksi Morine 22 maj frame 261 1100x620

Policia kufitare në Kukës ka arrestuar një shtetas maqedonas të shpallur në kërkim nga autoritetet belge.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, u bë arrestimi i Djelal Feratit, pasi autoritetet gjyqësore në Antwerp, Belgjikë e kanë dënuar me 3 vite burg për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Vjedhje”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit”, të vitit 1957.