Kosta Bajraba: Emigracioni në Shqipëri trajtohet me tone tragjike, as Çajupi nuk e trajtoi kështu

Për ekspertin e çështjeve ekonomike dhe sociale Kosta Bajraba, çështja e emigracionit trajtohet në Shqipëri me tone tragjike. Në studion e A2 Business ai tha emigrimi nuk është trajtuar kaq tragjikisht as nga Çajupi për kohën e kurbetlinjve që punonin në minierat e Pensilvanisë apo Argjentinës. Sipas tij emigrimi përveçse një problem është mundësi dhe zgjidhje.

“Ka mijëra arsye pse emigrojnë shqiptarët, duhet të shpjegoj që diskutimin për emigracioni e ndërtojmë mbi një keqkuptim të madh e shohim me tone tragjike sa nuk ka trajtuar as Çajupi. Kaq tragjikisht sa e trajtojmë ne as në kohën kur kurbetlinjtë punonin në minierat e Pensilvanisë, apo në Argjentinë e Misuri nuk trajtohej. Emigrimi është problem, por edhe mundësi dhe zgjidhje. Emigrimi ka ligjësitë e veta dhe lidhet shumë pak me faktorët politikë. Duhet të pranojmë që faktorët shtytës të emigrimit sa më shumë kalon koha aq më shume moderohen”.

Bajraba thekson se ka një keqkuptim edhe me terminë azilantit, pasi  sot nuk ka azilantë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas tij arsyeja e emigrimi është pamundësia e Shqipërisë për të plotësuar nevojat dhe ambiciet e njerëzve.

“Dhe një keqkuptim tjetër është koncepti i azilantit. Sot nuk ka azilnatë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Vetëquhemi ne se ata janë emigrantë ekonomikë. Koncepti i azilantit është tjetër. Arsyet janë ekonomia, që në Shqipëri mirëqënia nuk i plotëson dëshirat e të gjithëve dhe ata që kanë punë kanë ambicie për punën e shkollim më të mirë. Pamundësia e Shqipërisë për të plotësuar të gjitha nevojat e ambiciet e njerëzve dhe projektet e njerëzve për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”.