Largimi i shqiptarëve, debate mes Priftit dhe Bajrabës në A2 Business

Deklarata e ekspertit të ekonomisë Rezart Prifti në lidhje me mungesën e njerëzve për punën në vendin tonë, ngjalli debate në studion e A2 Business me ekspertin për çështjet ekonomike dhe sociale Kosta Bajraba. Ky i fundit u shpreh se Shqipëria nuk jeton sot në këtë “mrekulli” ekonomike siç e cilësoi ai që të ketë më shumë vende pune sesa njerëz për punë.  Ai tha se emigrimi nuk mund të ndalohet.

“Në Shqipëri do të ketë gjithmonë nevojë për punëtorë dhe asnjëherë nuk do vijë momenti që të ketë punë dhe të mos ketë punëtorë. Nëse vjen puna që në Shqipëri ka më shumë vende pune se kërkesa pune atëherë Shqipëria jeton një mrekulli ekonomike, por nuk besoj që Shqipëria është në këtë mrekulli ekonomike, pavarësisht se unë e votoj këtë qeveri e mazhorancë. Njerëzit emigrojnë nga një vend më pak i zhvilluar në një vend me më shumë mundësi dhe emigrimi nuk mund të ndalohet”.

Nga ana e tij Prifti u shpreh numri i emigrantëve ka ardhur në rritje kur vendi prezupozohej që të mbante më shumë kapacitete.

“Sot që ne flasim të krahasosh emigrimin e gjermanëve me shqiptarët është të krahasosh Barcelonën me ekipin e Kamzës. Presupozoj të mbaj sa më shumë kapacitete e burime njerëzore. Nuk mund të vijë duke u rritur numri i emigrantëve”.