Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Largimi i shqiptarëve, Tare: Shifrat janë shqetësuese. Motivi kryesor, sistemi arsimor në vend

Nga A2 CNN
14 Korrik 2021, 21:21 | Ekonomi
Largimi i shqiptarëve, Tare: Shifrat janë shqetësuese. Motivi

Kërkesat e larta për azil të shqiptarëve në BE janë shqetësuese, por nuk duhet të përjashtohen motivet, ku ndër to është edhe sistemi arsimor në vend. Këtë mendim ndau në studion e A2 Business zv.ministri i Punëve të Jashtme Agron Tare. Sipas tij Shqipëria ka pasur përmirësim të kushteve ekonomike që nga viti ’90 e deri më sot, por shqiptarët emigrojnë për një standard jetese më të mirë.

“Shifrat e larta janë shqetësuese, por nuk përjashtoj motivet. Janë një sërë motivesh që nga viti ‘90 e këtej. Arsyet janë të larmishme, jo thjesht politike. Nga viti ‘90 e deri më sot Shqipëria ka pasur përmirësim të kushteve ekonomike dhe cilësisë së jetës. Një ndër motivet është që sistemi arsimor nuk është aty ku duhet të jetë. Shqiptarët emigrojnë në vende me standard jetese shumë të lartë si Gjermani, Spanjë e Angli, që çdo lloj qeverisje të ishte nuk do të arrinte në këto vite. Është hyrje-dalje ka shqiptarë që ikin dhe shqiptarë që vijnë.”

Duke mos përjashtuar përgjegjësinë e qeverisë dhe klasës politike për largimin masiv të shqiptarëve, Tare shprehet se në vendin tonë sot jetohet më mirë se para 10 vjetësh.

“Klasa politike dhe qeverisja e majtë ka përgjegjësinë e saj. Kemi shumë për të bërë e korrigjuar. Po marr shembull Vlorën që sot ka më shumë punësim. Në pjesën lokale është një qytet që është më mirë për të jetuar se para 10 vjetësh. Qeveria ka pjesën e saj të fajit. Shkollat e spitalet janë shumë mirë se më përpara. Por janë një sërë arsye familjare, ekonomike, politike dhe nuk duhet të shqetësohemi kaq shumë. Janë fenomene që vijnë. Mbase pas 5 vjetësh do të kthehesh. Unë kam ikur në ‘93 u shkollova dhe u ktheva”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani